Futboll

Bashkimi i Gjilanit do të zhvillojë miqësore me Flamurtarin e Vlorës

 

Klubi i Futbollit Bashkimi nga Gjilani do të zhvillojë një ndeshje miqësore në futboll me ekipin e Flamurtarit nga Vlora. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ramadan Ahmeti, kryetrajner i KF Bashkimi, i cili ka theksuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në nderim të figurave kombëtare dhe ish- futbollistëve, Esat Berisha, Halim Orana dhe Milto Likoka.

Sipas Ahmetiti, fillimisht më datë 19 dhjetor, në Gjilan do vihen kurora lulesh pranë busteve të Esat Berishës e Halim Oranës dhe më pas, pasi të bëhen homazhet ekspedita e ekipit gjilanas do të niset për në Shqipëri dhe më 20 dhjetor do të jenë në Vlorë, ku edhe atje do të bëhen homazhe te varri I Milto Likokës.

Më pas është paraparë që ekipi gjilanas të zhvillojë ndeshjen miqësore në Vlorë me ekipin e Flamurtarit dhe pas kësaj ekspedita gjilanas do të kthehet në Gjilan.

Ahmeti thekson se ky është një rast i mirë që të thellohet miqësia me ekipet shqiptare.

You Might Also Like