Futboll

Befason Drita

Drita ka befasuar shikuesit e saj në ndeshjen e parë në terren të vet në ballafaqim me Llapin e Podujevës.

Mysafirët ia kanë dalë që të shënojë fitore të vlefshme me rezultat të ngushtë 0:1. Kanë qenë vendasit që gjatë tërë ndeshjes kanë qenë më të mirë, por në fund u desh të pajtohen me humbjen. Në pjesëlojën e parë mysafirët nga një pozitë shumë e mirë kanë rrezikuar nëpërmjet Berbatovcit, por vendasit patën fat, derisa nga kjo pjesëlojë duhet veçuar edhe  një rast të vendasve, por shifrat nyk ndryshuan.

As pjesëloja e dytë nuk solli ndonjë gol të vendasve edhe pse rastet nuk munguan. Zëvendësuesi që është shërbyer nga thellësia i vetmuar u ngatërrua në minutën 51, derisa vendasit patën rast të mirë edhe në minutën 60, por sërish nuk e konkretizuan. Dhjetë minuta më pas, Statovci i mysafirëve shpërtheu nga e majta dhe shërbeu zëvendësuesin Hysenin, i cili shënoi mbi duart e Latifit.

Me gjithë përpjekjet e vendaseve për të barazuar, ata nuk e arritën një gjë të tillë.

Drita – Llapi 0:1 (0:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 700. Gjyqtarë: Batalli – Berisha – Hyseni – Isufi. Shënues: Berat Hyseni 70’. Kartoni i verdhë: Murati – Namani, Dragusha.

Drita: Latifi, Baxhuku, Haliti, Tusuni, Mavriqi, Dragusha, Osmani, Ramadani, Ajdari (Glavevski), Kryeziu  (Murati), Zeneli (Rexhepi). Trajner: Sedat Pajaziti.

Llapi: Avdyli, Jashari, Sinani, Statovci, Gjeorgjievski (Karabegu), Namani, Idrizi, Zeqiri, Bërbatovci, Dragusha. Trajner: Tahir Batatina.

 

You Might Also Like