Sportet luftarake

Benjamin Shabani, nënkampion i Mesdheut

Me datë 06 dhe 07 prill 2019 në Antalia të Turqisë u mbajt Kampionati Mesdhetar në të cilin nga klubi ynë Drita e përfaqësuan Kosovën dy garues. Benjamin Shabani tek senioret U21 në kategorinë kumite – 75 tregoi lufta cilësore dhe arriti të shpallet nënkampion i Mesdheut dhe të stoliset me medalje të argjendtë, ndërsa Vesa Ibrahimi morri pjesë tek junioret në kategorinë kumite – 59 kg dhe arriti të radhitet e 7-ta në këtë kampionat mesdhetar. Kryetari i klubit, Arsim Ibrahimi, kryetrajneri i klubit Blerim Hajdari dhe trajneret Elhami Shabani dhe Albiona Asllani, Kryesia e klubit si dhe anëtarët e klubit Drita e përgëzojnë Benin për rezultatin e arritur, ndërsa Vesës i dëshirojnë më shumë fat në garat në vijim.

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e FKK-se Ismet Krasniqin si dhe dy selektoret Isak Currin dhe Ylber Syla për kontributin e jashtëzakonshëm qe jep vazhdimisht dhe qe i mundësoi karateistit tonë Benjamin Shabanit pjesëmarrje në këtë kampionat.

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like