Futboll

Dini Market fitues i Turneut “Pogragja 2026”

PËRFUNDOI ME SUKSES TURNIRI NË FUTBOLL TË VOGËL – POGRAGJË 2026

Mbrëmë, nga ora 19:00 deri në ora 00:00, u zhvillua me sukses Turniri në Futboll të Vogël në Pogragjë, me pjesëmarrjen e 10 ekipeve.
Pas ndeshjeve shumë interesante dhe konkurrencës së fortë, në finale u përballën Dini Market dhe Vacollet, ndërsa fitues i turnirit u shpall ekipi Dini Market. Urime kampionëve dhe përgëzime të gjitha ekipeve pjesëmarrëse për lojën korrekte dhe sportive.
Turniri ishte një shembull i organizimit të mirë, me atmosferë të jashtëzakonshme, ndeshje shumë atraktive dhe, mbi të gjitha, u zhvillua pa asnjë diskutim apo incident. Kjo tregon kulturën sportive dhe respektin e ndërsjellë të të gjithë pjesëmarrësve.
Falënderojmë të gjitha ekipet, tifozët dhe bashkëvendasit që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të bukur.
Një falënderim i veçantë shkon për Blerim Salihun, Haki Ferizin dhe Driton Shabanin për kontributin dhe angazhimin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e turnirit.

You Might Also Like