Futboll

Disa të dhëna mbi kundërshtarin e Dritës, FC Inter Turku nga Finlanda

Në xhiron e parë të UEFA Conference League, FC Drita nga Gjilani do të përballet me klubin finlandez FC Inter Turku, klub nga qyteti Turku në Finlandë. Kryetrajner i këtij klubi është spanjolli Miguel Grau. Ky klub është themeluar në vitin 1990 dhe deri më tashti një herë ka qenë kampion i Finlandës në vitin 2008, derisa nënkampion ka qenë në vitin 2011, 2012, 2019 dhe 2020. Inter Turku ka qenë edhe fitues i Kupës së Finlandës më 2009 dhe 2018, derisa në finale ka luajtur më 2014, 2015 dhe 2020.

Në garat evropiane deri më tashti më së largu ka shkuar deri në xhiron e dytë dhe pa ia dalë që ndonjëherë të dalë në xhiron e tretë.

Ekipi përbëhet kryeshisht nga lojtarë finlandezë, por në përbërja ka edhe lojtarë të huaj. Për momentin, shkaku i motit në Finlandë është duke u zhvilluar kampionati, xhiroja e dhjetë dhe kundërshtari i Dritës, FC Inter Turku në Veikkausliiga, që është ligë elitare e Finlandës, gjendet në pozitën e pestë me 14 pikë të tubuara. FC Inter Turku në këtë ligë ka zhvilluar dhjetë ndeshje, nga të cilat ka katër fitore, dy barazime dhe katër humbje, me goldallim 18:14. Në ndeshjen e fundit, të luajtur më 28 maj, FC Inter Turku në fushë të vet ka barazuar me ekipin Ilves me rezultat 2:2./kryelajmi.com/.

You Might Also Like