Gjilan

Do të mbyllet rruga në qendër të Gjilanit, ja arsyeja

Komuna e Gjilanit bën të ditur se sonte prej orës 22:00 deri me 31 korrik, rruga rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) , do të jetë e bllokuar për qarkullim të veturave.

Arsyeja e këtij bllokimi është për shkak të përgatitjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Gjilan nga data 27-29 korrik.

Njoftim i plotë:

Për shkak të përgatitjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Gjilan nga data 27-29 korrik, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.

Luten qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

You Might Also Like