Sportet me dorë

Drita apo Kastrioti në finale nuk mund të përballen me Skenderajn

Klubi I Volejbollit Drita nga Gjilani, këtë të diele do të përballet me KV Kastrioti në Ferizaj dhe në rast fitoreje do të shkojë në finale. Secili rezultat tjetër bënë që të zhvillohet edhe një ndeshje, kurse tashmë një finalist dihet e ky është ekipi M-Technologie nga Prishtina, që edhe në ndeshjen e dytë ka mposhtur Skenderajn.

Me dy fitore radhazi, M-Technologie që në kampionat ishte në pozitën e katërt, tash e prêt fituesin e ndeshjes tjetër.

Është interesante se Skenderaj, që kishte nisur play-offin nga pozita e parë, i ka humbur të dy ndeshjet e gjysmëfinales, të parën që si vendase e ka zhvilluar në Mitrovicë dhe të dytën si mysafire në Prishtinë.

M-Technologie është një klub serioz, që ka shënuar ngritje në formë gjatë tërë kampionatit, kurse në radhët e veta i ka dy lojtare braziliane.

You Might Also Like