Futboll

Drita hynë për fitore ndaj Prishtinës

 
Xhiroja e 26-të në Superligë sjell ndeshjen derbi mes klubit tonë, FC DRITA dhe FC Prishtina, ku rivalët e vjetër zhvillojnë takimin në stadiumin sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:30.
Për këtë ndeshje dhe sigurisht vazhdimësinë e kampionatit, FC DRITA ka mbajtur konferencë për media ku para gazetarëve floën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Marko Simonovski.
Kryetrajneri Nuhiu theksoi se ndeshja e nesërme pritet të jetë e vështirë, porse tashmë DRITA ka rikthyer mentalitetin fitues.
“Kualifikimi në gjysmëfinale ka ngritur moralin te skuadra. Jemi të përgatitur, kemi marrë të gjitha masat dhe kemi analizuar kundërshtarin. Nesër na pret një përballje e vështirë për shkak të cilësive dhe rezultateve të fundit të kundërshtarit, por skuadra jonë duhet të jemi kompakte dhe duke mos harruar gjithmonë potencialin dhe vlerat tona. Forcat që kemi do të mundohemi të marrim maksimumin, të kemi vazhdimësi, të dalim me pikë të plota nga kjo ndeshje dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë deri në fund të kampionatit.”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Ndërkaq, sulmuesi ynë, Marko Simonovski vlerësoi skuadrën dhe përkrahjen e vazhdueshme të tifozëve tanë, sikurse edhe përbërjen dhe potencialin e DRITES.
“Nesër kemi ndeshjen më Prishtinën dhe normalisht ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Nesër nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por kemi motivin, ne duhet ta shijojme dhe fitojmë ndeshjen. Shpresoj që të shënoj edhe gol pse jo. Unë nuk kam luajtur komplet ndeshjet, ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kam shënuar shumë gola. Po të ekzekutoja më shumë penallti ndoshta do të shënoja më shumë gola, por, për mua është e rëndësishme të fitoj DRITA. Jam I lumtur, luaj në ekipin më të mirë në Kosovë, kemi tifozët e mrekullueshëm dhe jam i lumtur e do të vazhdojmë kështu”, ka thënë Simonovski.
Pyetjeve të gazetarëve për vazhdimësinë e kampionatit, objektivat dhe rezultatet e deritanishme të skuadrës sonë, përgjigjie iu dha kryetrajneri, Ardian Nuhiu.
Nuhiu theksoi se FC DRITA ka marrë veten pas krizës së rezultateve dhe me këmbëngulje e dëshirë do të vazhdojë ngritja e performancës.
“Mendoj që ka mjaftueshëm ndeshje se nëse ne marrim nesër fitore, jemi në rrugë dhe në drejtimin e duhur. Sepse dëshira dhe motivi ynë nuk do të mungojë, sepse sidomos në ndeshje të tilla derbi do të japim maksimumin për tri pikë të plota. Kam besim të plotë që do shkojmë në maksimumin tonë dhe idetë e përgatitjet tona t’i shfaqim në ndeshjet një nga një. Nëse ne shfrytëzojmë edhe gabimet e kundërshtarëve mund të arrijmë dhe të ngritemi, por fokusi duhet të jetë te loja jonë, te reagimi i skuadrës dhe të vazhdojmë me rezultate të mira pastaj ta shohim cfarë do na sjellë kampionati në të ardhmen”, përfundoi Nuhiu.
Trajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se nesër tek DRITA për shkak të lëndimeve mungojnë, Rron Broja dhe Arbnor Muja, kurse Muharrem Jashari për shkak të kartonëve të verdhë.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/bREEVSmlEE/
 
FC DRITA⬜🟦

You Might Also Like