Futboll

Drita mposht bindshëm Feroniklin e dorëzuar

Ndaj Feroniklit pothuajse të rënë nga liga, Drita sot ka shënuar fitore të lehtë, pa ndonjë befasi.

Niklin skuadra gjilanase e mposhti me rezultat të thellë 0-5 (Marko Simonovski 12’ 37’, Almir Kryeziu 26’, Hamdi Namani 34’, Muharrem Jashari 71’).

Katër gola të Dritës në pjesën e parë bënë gjithçka më të lehtë për pjesën e mbetur të ndeshjes, e më vonë gjatë pjesës së dytë erdhi edhe goli i pestë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-5.

Kështu, Drita e ruan vendin e dytë dhe pikëdallimin me Ballkanin lider, kurse Feronikli duhet të fillojë të mendojë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë të Kosovës.

Xhiron e ardhshme, Drita i shkon Llapit në Podujevë, kurse Nikli i shkon Gjilanit.

You Might Also Like