Sportet me dorë

Drita sërish pëson bindshëm

Ylli ka shënuar edhe fitoren e radhës të pritur në kuadër të Superligës. Suharekasit pa telashe kanë kaluar kundërshtarin më të dobët në elitë, Dritën sonte, duke e fituar ndeshjen me 35 pikë dallim, 65-100 [20-24, 17-24, 11-30, 17-22].

Drita i bëri ballë kampionit vetëm në çerek të parë, kurse më pas ra energjia e tyre dhe mungesa së lojtarëve që mund të bëjnë më shumë, çoi Yllin te fitorja, që edhe pritej.

Drita mbetet skuadra e vetme në Superligë pa fitore, ndërsa Ylli me të sontmen ka bërë bilansin 15-4 për të siguruar kreun mirë ndaj ndjekësit të parë Trepça, që ka bilans 13-6.

AJ Sumbry luajti me double-double te Ylli sonte, duke shënuar 13 pikë e 16 kërcime në fitoren e ekipit të tij, kurse bashkë me të, edhe katër lojtarë tjerë shënuan pikë dyshifrore te kampioni.

Mikaile Tmusic dha 22 pikë, që ishte më efikasi i ndeshjes, prej të cilave 4 treshe nga 7 tentime. Ai regjistroi edhe tetë kërcime në fitore. Lojë tepër të mirë tregoi edhe Ardit Pepaj te Ylli, që shënoi 21 pikë e 6 kërcime.

Te Drita më efikasi ishte Laurant Ibrahimi me 21 pikë të shënuara, ndërsa 15 të tjera dha Nart Llapashtica.

You Might Also Like