Gjilan

Edhe në Llovcë u realizua dezinsektimi kundër mushkonjave

Sonte u realizua dezinsektimi kundër mushkonjave në fshatin Llovcë.
Ky aksion u realizua për shkak të problemeve të mëdha me kanalizimin gjatë muajit të kaluar, ku rrjedhjet krijuan kushte për shtimin e madh të mushkonjave. Për këtë arsye, Fadil Ademi, këshilltar komunal kishte kërkuar që Llovca të përfshihej në dezinsektim, me qëllim parandalimin e ndonjë epidemie apo infeksioni dhe mbrojtjen e shëndetit të banorëve.
“Falënderoj kryetarin Alban Hyseni për mbështetjen, si dhe drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për aprovimin e kërkesës dhe bashkëpunimin që ky aksion të realizohej në fshatin Llovcë.
Do të vazhdoj të jem pranë banorëve, t’i dëgjoj shqetësimet e tyre dhe t’i adresoj kërkesat e tyre me përkushtim. Me punë dhe bashkëpunim, çdo problem gjen zgjidhje”, ka thënë Ademi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like