Futboll

Erjon Vucaj nuk është më pjesë e FC Drita

Klubi  FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin e mesfushorin, Erjon Vucaj.
Vucaj, i cili u bashkua me klubin bardh e kaltër në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN.
Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, ku ishte pjesë e sukseseve, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe duke fituar titullin kampion 2019/20.
Klubi FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë.

You Might Also Like