Lojtarja e re gjilnase Ema Maliqi ka nënshkrua kontratë profesionale me KFV Prishtina. Ema i ishte bashkuar ekipit kryeqytetats para dy vitesh, si pjesë e grupmoshës U17.
Vitin që lamë pas, ajo debutoi në Superligën e Kosovës, duke u bërë futbollistja më e re e ekipit tonë në futbollin elitar.

Pak para nisjes drejt Italisë për të përfaqësuar Kosovën në Lojërat Mesdhetare, Ema, e shoqëruar nga prindi i saj Arben Maliqi, nënshkroi kontratën e saj të parë profesionale me KFV Prishtina, duke u bërë pjesë e skuadrës sonë në Superligën e Kosovës.
Nga një vajzë me ëndrra të mëdha, në futbolliste profesioniste dhe përfaqësuese e Kosovës. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që premton shumë.
Në këtë rrugëtim, Ema vazhdon të ketë mbështetjen e Groupe Orllati SA, donatorit kyç të KFV Prishtina, i cili përmes programit të bursave po investon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe të ardhmen e vajzave tona.




