Sportet me dorë

Ende pa i mbushur 16 vite, Megi Bislimi shpallet MVP e finales së Kupës së Kosovës në Volejboll

Ende pa i mbushur 13 vite, apo thënë më saktësisht kur i kishte 12 vite e 245 ditë, Megi Bislimi kishte debutuar në ekipin e parë të KV Drita dhe jo për t’i bërë qejfin një vajze të njomë, por se kryetrajneri Lorik Ilazi në të kishte parë të ardhmen e volejbollit gjilanas e kosovar, shkruan kryelajmi.com

Tri vite më pas, ende pa i mbushur 16 vite, po e njëjta është shpallur lojtarja më e mirë e finalës së Kupës së Kosovës në Volejboll.

Prej nga i tëri ai guxim e vetëbesim i një vajze të re pikërisht në momentet kur po luftohej për çdo pikë, mua afër Kupës së Kosovës, e cila si asnjëherë më parë dukej se po i ikte nga dora KV Drita. Megi Bislimi, si të ishte lojtarja më me përvojë, mori përgjegjësinë që të sulmojë me shërbim, të shpërthej në sulm dhe të jetë mur i pakalueshëm në mbrojtje në çastet më të duhura.

Në fund, kur krejt mundi i vashave të Dritës dhe i kryetrjnerit të tyre u kurorëzua me sukses, përzgjedhësit nuk e patën të vështirë se kë të shpallnin MVP të finales ishte kjo e reja Megi Bislimi, të cilin ia ndau trajneri i Kombëtares U17 dhe legjenda e volejbollit, Donald Suxho, simbolikë kjo sikur na bënë me dije se është pikërisht Megi Bislimi, që do të ec drejt majave të volejbollit, sikurse lojtari nga i cili mori çmimin.

Të rikujtojmë se Megi Bislimi edhe më tej është nxënëse e Shkollës së Mesme të Ultë “Selami Hallaqi”, që ne dikur e quanim shkolla fillore, kurse atë e pret një karrierë e ndritur nëse vazhdon me hapa të tillë në volejboll, kurse gjithësesi se atyre që e përcjellin sportin u kujtohet karriera e prindërve të saj, Arben Bislimi, kampion i Kosovës në dy sporte, në basketboll e volejboll dhe Mimoza Shkodra – Bislimi, fillimisht atlete, më pas hendbolliste e së fundi edhe lojtare e njohur e volejbollit dhe që të dy pedagogë të Kulturës Fizike dhe Sportit dhe udhëheqës sportivë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like