Futboll

Endrit Osmani e Egzon Sylejmani krenarë me prindërit e tyre Selami Osmanin e Shukri Sylejmani 

 

Sot në ndeshjen futbollistike përkujtimore e cila u zhvillua në Gjilan në shenjë të nderimit të legjendave të futbollit gjilanas e kosovar, Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka, ishin prezent edhe dy figura të kësaj familje, djemtë e Shukri Sylejmanit e Selami Osmanit duke u shpërblyer me nga një mirënjohje nga kryetari i FFK-së. Agim Ademi.

 

Egzoni djali i Shukri Sylejmanit në shenjë të organizimit të kësaj ndeshje përkujtimore ka theksuar.

“Dua t’ju bëj të ditur se jam shumë krenar me babin tim i cili pak para pak ditësh ka ndërruar jetë. Ai një jetë ja kushtoi popullit të tij dhe sportit e në veçanti futbollin të cilën e deshi pa masë, duke investuar që një ditë populli i Kosovës dhe sporti të jenë të lirë, ndihem i emocionuar por krenar për gjithçka që bëri gjatë jetës së tij, ai shumë herë theksonte, “një njeri që nuk investon në popullin e tij dhe në sport nuk mundemi të kemi shoqëri të shëndosh”.

 

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe djali i Selami Osmanit, Endriti i cili ishte i emocionuar.

“Vitet po kalojnë por kujtimet po na mbesin për babin i cili punoi e sakrifikoi gjithçka që pati për të mirën e futbollit, ju jam mirënjohës FFK-së që kanë organizuar këtë ndeshje përkujtimore, babi im ishte i futbollit dhe njerëzve të Kosovës, jam krenar që sot klubi i Dritës po ec përpara, kjo ishte ëndrra e babit tim dhe populli i Kosovës të jeton në liri”.

 

You Might Also Like