Libri

Faton Bislimi përfshihet në librin e studentëve më të dalluar të Harvardit

Faton Bislimi, deputet i legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës është përfshirë në librin e studentëve më të dalluar të Harvardit. Ku libër prezanton thëniet më mbresëlënëse nga studentët më të dalluar të Universitetit, duke përfshirë burrështetas, akademikë, shkencëtarë e biznesmenë nga e mbarë bota.

 

Deputeti Bislimi ka thënë të jetë i nderuar me këtë të arritur dhe ai ndër të tjera ka shkruar:

Jam më se i nderuar që jam përfshirë në librin me titull “Urtësi Harvardi: Inspirim nga të diplomuarit e Harvardit anekënd botës,” nga autori S. Paul Kim. Libri përmbledhë thëniet më mbresëlënëse nga studentët më të dalluar të Universitetit, duke përfshirë burrështetas (si ish-Presidenti i Meksikës apo ish-Guvernatori i Massachussetts), akademikë, shkencëtarë e biznesmenë nga e mbarë bota.

“Qeverisja e mirë ofrohet nga politikanë që nuk i bishtnojnë drejtësisë kundrejt interesit, principit kundrejt partisë, dhe qytetarit kundrejt pushtetit” por i shërbejnë me përkushtimin e vullnet, ndershmëri e vetëmohim të drejtës edhe kur nuk është lehtë; principit dhe parimeve në parti edhe kur ato mund të sfidohen; dhe qytetarit edhe kur pushtetin mund ta kenë të tjerët!

 

You Might Also Like