Futboll

FC Drita falënderon Betim Haxhimusën

Klubi FC DRITA dhe futbollisti Betim Haxhimusa kanë përfunduar bashkëpunimin pas një rrugëtimi 4 vjeçar.
Betimi erdhi te DRITA në vitin 2018-të, duke u paraqitur në 117 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Haxhimusa kontribuoi me 30 gola, ku në edicionin 2019/20 dhe 2020/21 ishte golashënuesi më i mirë në klubin tonë.
FC DRITA i dëshiron suksese Betimit te KF Ferizaj dhe në vazhdimësi në karrierë.

You Might Also Like