DRITA 3-2 FERIZAJ
26:24, 20:25, 21:25, 25:18, 15:11
Një ditë pasi ngriti trofeun e Superkupës së Kosovës, Drita e ka nisur edhe kampionatin e ri me një fitore të madhe, duke triumfuar në derbin ndaj Ferizajt.
Drita e nisi më mirë përballjen dhe fitoi setin e parë 26:24, por Ferizaj reagoi fuqishëm në dy setet pasuese, duke i fituar ato 25:20 dhe 25:21 dhe duke përmbysur rezultatin në 1-2.
Kampionet e Superkupës nuk u dorëzuan dhe në setin e katërt u rikthyen fuqishëm, duke triumfuar 25:18 dhe duke e dërguar derbin në setin vendimtar.
Në setin e pestë, Drita tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet në momentet vendimtare, duke e fituar atë 15:11 dhe krejt ndeshjen 3-2.





