Futboll

Florim Zuka uron “Skifterat” për 20- vjetorin e themelimit

Presidenti i klubit të Gjilanit uroi tifogrupin “Skifterat”, për 20- vjetorin e themelimit të tifogrupit. Presidenti, ndër të tjera vlersoi lartë prezencën e tifozëve në çdo takim ku skuadra e Gjilanit zhvillon ndeshje.
Më poshtë gjeni urimin e plotë të Presidentit drejtuar tifozëve, të skuadrës që ai drejton.

“Jam shumë i nderuar që për këtë përvjetor të themelimit të tifozëve të “Skifterave” të jem pjesë e juaja. Ju keni dëshmuar se jeni kultura e tifozerisë në futbollin shqiptarë, pa ju as që mundet të paramendohen sukseset e skuadrës suaj SC Gjilani, ju jeni pjesë e pandashme e klubit, ju në çdo kohë në shi e borë, në furtuna e vapë, në fitore e humbje, ju jeni ata që i jepni bukuri SC Gjilanit dhe futbollit Kosovar e më gjerë. Ne nuk do të ndalemi në asnjë moment, së bashku do të jemi ata që do të ndihemi krenar që i takojmë SC Gjilanit dhe grupit të tifozëve “Skifterat”. Urime “Skiftera”, gëzuar këtë përvjetor të krenarisë suaj në fushat e futbollit kudo që u shfaqët”, u shpreh Presidenti, z.Florim Zuka.

You Might Also Like