Futboll

Fushë Kosova- Gjilani ja formacionet zyrtare

Fushë Kosova dhe Gjilani do të takohen ditën e sotme në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë në Albi Mall Superligë.

Ky duel ishte shtyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës për faktin se Gjilani në fillim të kampionatit sapo ishte organizuar dhe nuk kishte futbollistë.

Fushë Kosova pas tetë xhirove të zhvilluara ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm dy pikë, derisa Gjilani ka tetë pikë pas tetë ndeshjeve.

Vendasit janë në kërkim të fitores së parë në kampionat dhe synojnë që këtë ta arrijnë sot në përballje ndaj Gjilanit.

Në anën tjetër skuadra e Gentjan Mezanit kërkon tre pikët për tu ngritur në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Fushë Kosova: Rugji, Krasniqi, Maloku, Demiri, Hasaqni, Dumani, Ajdini, Rapuca, Ivkic, Cenaj, Statovci.

Gjilani: Halimi, Kqiku, Shehi, Demiri, Ismajli, Acka, Ismaili, Shabani, Bilalli, Basa, Milev. /Gazeta Olle/

You Might Also Like