Gjilan

Gagica: Ne nderojmë të rënët për lirinë e Atdheut edhe kur mirëmbajmë mjedisin në vendin ku ata pushojnë

Ne nderojmë të rënët për lirinë e Atdheut edhe kur mirëmbajmë mjedisin në vendin ku ata pushojnë.
Sot, bashkë me ekipin tim mbollëm disa drunjë në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan.
Ata na sollën lirinë e mohuar me dekada, ne e kemi për obligim ta ndërtojmë vendin dhe në të njëjtën kohë t’ia përcjellim ndjenjën kombëtare edhe brezave të ardhshëm dhe kjo bëhet duke iu rrëfyer të vërtetën tonë të lavdishme.
Falënderoj përzemërsisht për përkrahjen dhe pritjen në Kompleks, nënkryetarin e AAK-së, ish-komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi, Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të luftës, Xhevdet Mehmetin dhe Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Rashit Ymeri.
Sa herë do t’i vizitojmë, do të shohim këto drunj në nderim e respekt për të rënët.
Shumë punë janë bërë e shumë tjera kemi përpara. Është obligim i yni ta bëjmë vendin tonë lehtësisht të jetueshëm dhe të respektuar e dashur për secilin dhe nga secili.
Lavdi e përjetshme të rënëve për Lirinë e Atdheut!

You Might Also Like