Gjilan

Gentjan Mezani ngushëllon familjet e viktimave dhe solidarizohet me familjet në nevojë

Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit është prekur thellë nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë. Ai ka theksuar të jetë i tronditur me situatën nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Durrësit, Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

“Të lutemi të gjithë së bashku që të gjithë qytetarët që janë nën rrënoja  të dalin shëndoshë e mirë”, ka theksuar Gentian Mezani, i cili u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta  familjarëve të viktimave dhe është solidarizuar me familjet në nevojë.

“U uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Zoti qoftë me ne”, ka thënë Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like