Futboll

Mbyllet pjesa e parë Gjilani – Prishtina

Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur një pjesë të parë pa gola dhe pa asnjë rast të mirë shënimi. Loja kryesisht është zhvilluar në mesfushë. Të dy ekipet kanë bërë gabime të shumta dhe ato pak raste, që kryesisht ishin gjuajtje nga largësia kanë përfunduar mbi portë.

Rrjedha e lojës në pjesën e parë:

 

  • Ndeshja nis në përkushtim të Shukri Sylejmanit, i cili përshëndetet me shikuesit. Në tribuna është ngritur një poster i lartë me portretin e Shkuri Sylejmanit, i cili mban një shall me mbishkrimin “Skifterët”.

Min. 1 – Prishtina nis lojën nga qendra, por menjëherë ndërpritet, ngase “Skifterët” hedhin mjete piroteknike. Rinis ndeshja pas më shumë se tre minuta ndërprerje.

min. 12. Loja po luhet kryesisht në mesfushë pa raste të mira shënimi.

min. 19. Nebiu gjuan nga largësia, por topi shkon mbi portë.

min. 45. Gjyqtari jep tre minuta lojë shtesë.

min. 45+3. Mbyllet pjesa e parë pa asnjë gjuajtje në portë.

You Might Also Like