Futboll

Gjilani godet në minutat e fundit, paraqet dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë

Gjilani ka bërë kërkesë në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit për regjistrimin e dy futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Razak mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Në fakt drejtuesit e klubit kuqbardh kanë punuar prej kohësh për të sjellur këta dy futbollistë, ndërkohë krejt në ditën e fundit të afatit kalimtar është dhënë drita jeshile.

Dy futbollistët 22 vjeçar janë vëllezër dhe për më shumë bineq.

Si për ironi të fatit mësohet se dy futbollistët luajnë në pozitën e njejtë (mesfushë).

Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Razak karrierën e kanë filluar në Bregun e Fildishtë, derisa karrierë kanë bërë edhe në kampionatin tunisian.

Zyrtarizimi pritet të ndodh gjatë orëve në vijim.

You Might Also Like