Futboll

SC Gjilani: Më shumë erdhën se sa shkuan

SC Gjilani edhe këtë afat kalimtar është treguar tejet aktiv, duke sjellë në radhët e veta tetë lojtarë. Gjilani, që pas stinorit vjeshtor radhitet në pozitën e katërt, pati paraqitje të luhatshme, kurse në pranverë mëton që të krijojë një ekip më të qëndrueshëm edhe pse Gjilani nuk ka aspirata as për titull kampioni, ngase qëndron larg me pikë e nuk është as në garë për kupë, ngase është eliminuar nga Ballkani i Suharekës.

Në KF Gjilani pati ardhje të lojtarëve nga brenda dhe nga jashtë vendit. Këto janë të gjitha ardhjet te Gjilani: Shpend Asani, Vilson Lila, Klejdi Koçi, Semir Hadzibulic, Kushtrim Shabani, Fiton Hajdari, Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Raza.

Nga Gjilani ka patur edhe largime dhe këto janë largimet nga Gjilani: Mauricio Marinho, Trevin Caesar, Brunild Pepa, Ergon Hyseni, Edon Sadriu, Altin Aliu (huazim te KF Bashkimi – Koretin), Kujtim Dubova (huazim te KF Kika – Hogosht).

You Might Also Like