Futboll

Gjilani i kundërvihet Prishtinës me ekipin e juniorëve

Gjilani dhe Prishtina do ta zhvillojnë ndeshjet e fundit të xhiros së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje ishte shtyrë me kërkesë të Gjilanit, megjithatë do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Përkundër se kanë marrë disa transferime, Gjilani sot do të luaj me futbollistë të akademisë.

Nga sezoni ii kaluar kanë mbetur Redon Ismaili, Oltion Bilalli, Edison Kqiku, Aridon Bllaca, Erlis Xhemajli e Arens Mateli.

Tanimë trajnerët e dy skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Xhemajli, Hyseni, Ismajli, Dermaku, Shaqiri, Ismaili, Bilalli, Rafuna, Mateli.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Sinani, Useini, Muja, Islami, Pefqeli, Krasniqi, Kryeziu, Hyseni, Blesa. /Gazeta Olle/

You Might Also Like