Futboll

Gjilani ka këta futbollistë në dispozicion

Gjilani nesër do të luajë ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros 28 të Ipko Superligës.

Edhe në këtë ballafaqim trajneri Gentian Mezani do të përballet me disa mungesa, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Për duelin derbi janë ftuar vetëm katër mbrojtës, pasi emrat si Ylber Kastrati e Fisnik Papuqi mungojnë.

Ndërkohë, kthehe nga lëndimi mesfushori Semir Hadzibulic.

Dueli Gjilani – Prishtina luhet nesër prej orës 15:00.

You Might Also Like