Futboll

Gjilani pëson humbjen e dytë

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë në këtë stinor, kësaj radhe ndaj Prishtinës, në ndeshjen që është zhvilluar në Drenas. Ekipi kuq e bardh është mbajtur mirë gjatë tërë ndeshjes, më tepër e kishte topin në pronësi, kurse edhe fusha ishte tejet e rënduar nga shirat dhe bora e pandërprerë.

Të parët në epërsi erdhën prishtinasit, kur pas një topi të dëbuar të portierit Kaqiu, ka gjuajtur Mankenda, i cili qëlloi anën e majtë të portës vendase, për rezultatin 1:0. Krejt kjo u zhvillua në minutën 27. Kur ekipet po bëheshin gati të shkojnë në pushim, Thaçi ka shpërthyer nga e djathta, ka harkuar për Rusin, i cili ia doli që të barazojë rezultatin.

Dukej se Gjilani po mbante frerët e lojës, kur në minutën 62 nga një aksion që nuk po premtonte shumë, Ahmed Jonuzi, ka shënuar. Mbrojtësit e Gjilanit, me motivacion se do t’a zinin në pozitë jashtë loje ishin tërhequr, por një gjë të tillë nuk e kishte bërë edhe Thaçi, që mbajti në lojë golashënuesin Jonuzi.

Gjilani vazhdoi me lojë të mirë dhe dy herë pati mundësi nëpërmjet Kosumit, derisa mysafirët kërkuan edhe një penalti, por gjyqtari heshti. Rast të mirë pati edhe Bozhoviq, por ndeshja u mbyll me rezultatin 2:1.

Në xhiron e ardhshme, Gjilani e Drita do të luajnë kryendeshjen e madhe. Gjilani me këtë humbje është i shtati me 25 pikë të tubuara.

You Might Also Like