Në Gjilan u bë zbulimi i shtatores së heroit kombëtar, Idriz Seferi ngjarje kjo në kuadër të 105- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast u bë edhe vendosja e kurorave pranë përmendores nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta, sikurse edhe nga Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri duke i përshëndetur të pranishmit tha se duhet të përkulemi para kryengritësve të Karadakut.
“Ne sot i përkulemi kryengritësve të Karadakut për çlirimin e Gjilanit, kësaj pjese të Kosovës dhe Shkupit. Në Gjilan bashkëjetojnë heronjtë nacional, demokratët nacional çlirimtarët dhe gjithë ata që kanë bashkëkontribuuar në çlirimin e atdheut”, tha Haziri.
Para kwsaj ngjarje nw Gjilan ishin zbuluar edhe bustet e Reshat Ymerit, Xhavit Ahmetit, Esat Berishës, Halim Oranës dhe Muharrem Ibrahimit.