Gjilan

Gjilani pranon 80 shtretër e pajisje teknologjike, donacion i bashkatdhetarit Mehmet Sopa

Gjilan, 19 mars 2021 – Komuna e Gjilanit ka pranuar sot kontigjentin e dytё tё shtretёrve dhe pajisjeve tё tjera, donacion nga bashkatdhetari nga Zvicra, Mehmet Sopa.

Nёnkryetari i Komunёs sё Gjilanit, Arbёr Ismajli ka thёnё se ky ёshtё donacion jashtëzakonisht i mirёpritur pёr shkak tё qёllimit qё ka pёr kushte mё tё mira tё trajtimit shёndetёsor tё pacientёve.

“Ështё donacion i bashkatdhetarit tonё Mehmet Sopa dhe dedikohet pёr ambullantat e mjekёsisё familjare, Spitalin Regjional dhe institucionet shёndetёore. Kjo ёshtё mbёshtetje e mirё dhe garanton kushte mё tё mira tё veprimit shёndetёsor, sikur qё edhe aparatura tjetёr ёshtё specifike dhe shumё e nevojshme pёr tё dhёnё shёrbime shёndetёsore pёr pacientёt”, ka thёnё nёnkryetari Ismajli.

Kurse, Arbenita Hajdari, drejtoreshё e QKMF-sё, pohoi se donacioni i ardhur sot dhe donacionet qё vijnё nё institucionet shёndetёsore, janё mbёshtetje e madhe pёr stafin dhe njёkohёsisht edhe komoditet mё i madh pёr pacientёt.

Ndërkaq, nё emёr tё donatorit ka folur Refik Ramadani, i cili ka konfirmuar vazhdimin e donacioneve tё kёsaj natyre ku janё rreth 80 shtretёr, uniforma, rroba tё ndryshme, pajisje teknologjike dhe mjete tё tjera pёrcjellёse.

You Might Also Like