Gjilan

Gjilani shënon 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve

Gjilan, 17 shtator 2019 – Institucionet komunale të Gjilanit, të cilëve u kanë prirë nënkryetari Arbër Ismajlin dhe kryesuesja, Shpresa Kurteshi Emini, me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, kanë shënuar 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini, ka deklaruar se dëshmorët u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Ne si Komunë kemi qenë vazhdimisht mirënjohës për vepren heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit. Ata u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ne do të vazhdojmë t’i nderojmë dëshmorët dhe do të punojmë që amanetin e tyre ta çojmë në vend, që të jetojmë të bashkuar”, ka thënë Kurteshi Emini.

You Might Also Like