Futboll

Gjilanin e pret një orar i vështirë deri në fund të kampionatit

 

Sport Club Gjilani synim të sivjetmë e ka daljen në Evropë, në Conference League dhe për të mbërri deri aty i ka dy rrugë, atë në kuadër të Albi Mall Superligën e Kosovës, ku mund të shkohet me pozitën tre, apo edhe katër, apo nëpërmjet fitimit të Kupës së Kosovës, ku pritet të përballet me Prishtinën.

Gjilani, Prishtina, Dukagjini e Llapi mëtojnë pozitën e tretë në tabelë, që dërgon në Evropë, por në pozitë më të mirë nga këto ekipe janë Gjilani e Prishtina, ngase ata edhe me pozitën katër mund të sigurojnë Evropën, ngase nëse njëra e fiton kupën, tjetrës i mundëson që edhe nga pozita e katërt të dalë në Evropë.

Ndryshe në vazhdim Gjilani nga pesë ndeshje i ka pesë finale: fillimisht e pret Dukagjinin, i shkon Prishtinës, e pret Dritën,  i shkon Llapit dhe e pret Ballkanin.

You Might Also Like