ARSIMI

Gjilanit i shtohet edhe një magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor

Imran Haziri, këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit ka mbrojtur temën e diplomës dhe ka marrë titullin magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapsionor.

Haziri, që është këshilltar ng radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbrojtur me sukses temën e masterit me titull “Universiteti Kadri Zeka”, si pjesë e projektit: Projektimi i Kampusit Universitar në qytetin e Gjilanit dhe mori titullin: Magjistër i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

Haziri pas arritjes së këtij suksesi k falënderuar fmiljen e tij për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë, po ashtu mentorin e temës: Prof. Dr. Ferhat Bejtullahu , Komisionin në përbërje: Prof. Dr. Arber Sadiki, Prof Dr. Bekim Ceko dhe Prof. Dr. Lulzim Beqiri njëherit dekan i Fakultetit si dhe gjithë kolegët për bashkëpunimin e dhëne gjate këtij rrugëtimi .

“Shpresoj se me këtë titull të fituar do të mund të jap kontributin tim në zhvillimin edhe më të madh të qytetit të Gjilanit”, ka thënë mr. Imran Haziri.

You Might Also Like