Sportet me dorë

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” fitues i garave komunale në volejboll për djem e vajza

 

 

 

Garat komunale në Volejboll për Shkollat e Mesme të Larta
Në sallën e Gjimnazit të Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” në Gjilan u mbajtën garat komunale në lojen e Volejbollit për Shkollat e Mesme të Larta.
Pas shumë lojërave të plqyeshme, tejet interesante dhe në prani të një numri të madh të shikuesëve, u arritën këto rezultate:

Vendi i parë – meshkujt : Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” Gjilan me trajnerët Blerim Shala dhe Reshat Syla
Vendi i dytë; Shkolla Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” – Gjilan. Trajner: Arben Bislimi.
Vendi i parë – vajzat: Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan. Trajnerë: Reshat Syla dhe Blerim Shala.
Vendi i dytë: “Gjimnazi shoqëror ,,Zenel Hajdini” – Gjilan. Trajner: Muhib Sahiti.
Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor për Gjilan ka thënë se organizimi ishte shumë i mirë, më të mirët u shpërblyen me mirënjohje, kurse fituesëve u ka dëshiruar shumë sukses në garat republikane.

You Might Also Like