Sportet me dorë

KB Drita humb bindshëm në fushë të vet

Bora po vazhdon të shkëlqejë në Ligë të Parë, ndërsa ka mposhtur edhe Dritën, duke shënuar fitoren e 11 nga 11 ndeshje kampionale për të vazhduar perfeksionin si dhe për të ngritur epërsinë në krye të renditjes ndaj kundërshtarëve.

Pos çerekut të parë që shkoi 16-18 në të tjerët Bora ka bërë dallim të madh ndaj gjilanasve vendas, për të fituar në fund me gati dyfish epërsi, 51: 96.

Kujtim Ujkani me 18 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Borës sonte, ndërsa me nga 12 pikë janë dalluar Nart Llapashtica dhe Ty Jefferson. Te Drita vetëm Laurant Ibrahimi ka shënuar pikë dyshifrore, duke dhënë 11 pikë.

Me fitore, Bora lidere bën bilancin 11-0, ndërsa Drita e gjashta është me 4-7

You Might Also Like