Liria ka shënuar fitoren e parë në këtë kampionat edhe atë ndaj kampionit në fuqi, FC Drita nga Gjilani, që ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Trajneri i Lirisë, Bedredin Gjinali është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij. Ai ka theksuar:
“Pikë të mëdha për ne, U mobilizuam, punuam dhe arritëm qëllimin. Me angazhim shtesë e merituam fitoren. Kemi lojtarë të rinj, synojmë një vend komod në mesin e tabelës”.