Viti

Hasan Alia me shokë u flijuan në mbrojtje të së drejtës për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar e varri I tij ende nuk dihet

 

 


Para 71 vjetësh u vra në prit në pabesi, nga forcat policore dhe ushtarake të ish rexhimit të Jugosllavisë kaçaku i fundit shqiptar komandanti I njësiteve balliste Hasan Alia-Remniku dhe shokët e tij, Mustafë Koka e Agush Haziri, e shoqja e tij Qibrije Alidema dhe Rabije Zeneli -Koka të cilët u flijuan në mbrojtje të së drejtës për vetëvendosje edhe bashkim kombëtar.

Hasan Alia i priu njërës prej rezistencave më të fuqishme kundër aneksimit të dhunshëm të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia, shkruan , gazeta “Kryelajmi”.
Hasan Alia ishte bosht i organizimit të kësaj lëvizje, sikurse edhe bashkëluftëtarët e tij, Agush Haziri e Mustafë Koka.
Hasan Alia dhe grupi i tij, pasi ishin vrarë në pritë, ose në pabesi, pikërisht me 10 Tetor 1951 duke kaluar lumin Bistricë,kishin rënë në kurthin e armikut !

Sipas deklaratave që kanë dhënë disa qytetarë dhe dëshmitarë të asaj kohe, pas vrasjës së tyre për disa ditë trupat e tyre të pajetë ishin ekspozuar në Prizren, gjatë muajit Tetor të vitit 1951, e më pastaj eedhe në disa qytete sin ë Viti,Gjilan në lamën e drithit për disa ditë dhe pastaj trupat e tyre ishin marrë për t`u groposur në një vend të panjohur.
As sot, pas 71 vitesh, familjarët nuk e dinë se ku gjenden saktësisht varret e tyre, ndonëse, bazuar në deklaratën e një qytetari, i cili i referohet një dëshmitari serb, besohet se trupat e tyre ishin groposur diku brenda rrethojave të ish-kazermës ushtarake jugosllave në Gjilan.
Sidoqoftë, e vërteta për varrin e tyre duhet të ndriçohet, sado thellë që të jetë groposur nën tokë, sepse këtë e meritojnë familjet.
Ka shumë arsye të besohet se trupat e tyre mund të jenë groposur brenda ish-kazermës ushtarake të Jugosllavisë.
Me sa duket, jo rastësisht, pikërisht në atë vend, më vonë ishte ngritur një objekt ushtarak, që sipas dëshmitarit, nuk kishte ekzistuar asokohe.Por megjithatë dicka është punuar në kujtimin e këtij grupi e kjo ndodhi vitin e kaluar kur në Prizren u bë zbulimi i pllakës pëkujtimore tw Hasan Alisë dhe grupit të tij,duke kaluar lumin Bistricë, kishin rënë në kurthin e armikut me 10 tetor 1951!
Respekt dhe konsideratë për dëshmorët dhe familjet e tyre!Aziz Zuka

 

You Might Also Like