Sepse dashnia për qytetin tonë dhe Republikën, është më e madhe se urrejtja e rivalëve ndaj nesh.
Ne e duam Gjilanin e Republikën, në veçanti, në emër të sakrificës së gjeneratave të kryengritësve dhe të gjitha familjeve që i kanë ndarë shtëpitë e magjet dhe kanë dhënë djemtë dhe vajzat më të mira të vendit.
Sot, jemi bërë bashkë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, për të manifestuar e falënderuar njerëzit, aktivistët, veteranët, veprimtarët e mërgimtarët.
Edhe kolosët e kësaj nahie, Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, janë bashkuar në dallime, sikur ne sot që jemi bërë bashkë në dallimet tona.
Për ne, angazhimi është mision, politika është detyrë dhe fjalë e mbajtur.
Sot jemi bashkuar në këtë shesh sepse nuk kemi më shumë vend në Gjilan. Gjilani s’ka Stadium, s’ka Autostradë, s’ka Impiant, madje s’ka më as ndërtesë të Komunës. Kemi mbetur në këtë gropë politike për inate. Të përjashtuar kretësisht nga investimet.
Mos lejo që të përjashtohesh edhe më tutje, mos prano të jetosh pa asgjë sepse ai buxhet është i Republikës së Kosovës. Dil e voto më 7 qershor për LDK-në me numër 113.
Prandaj, bashkë me Vjosën e Lumirin dhe listën fituese nga qyteti ynë, me këto autoritete të respektuara, me integritet të lartë moral e dinjitet njerëzor, zotohemi bashkë se Gjilanit, si kryeqendra e Anamoravës, do t’ia kthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!





