Gjilan

Haziri nderon me çmimin “Nderi i Qytetit” tetë personalitete që kanë dhënë shumë për sportin

 
16 shkurt 2019 – Në  vigjilje të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë çmimet “Nderi i Qytetit” për tetë personalitete që kanë dhënë shumë për sportin gjilanas.
Xhelal Behluli, Naim Rexhepi, Zejdi Rexhepi, Nexhat Behluli, Ekrem Rukovci, Shukri Sylejmani, Shemsedin Abazi dhe Selami Osmani – Bezi (post mortum), janë personalitetet që janë nderuar sot.
“Në kohët më të vështira, në okupimin më të rëndë dhe kur mbijetesa njerëzore dhe kolektive, ka qenë e paimagjinueshme pa rolin dhe kontributin e këtyre personaliteteve në organizim e veprimtari të jetës kulturore e sportive. Po ashtu, disa prej emrave të gjeneratës së artë na kanë bërë krenarë me lojën e tyre. Kontributi juaj, ka qenë jetik për këtë ditë të bardhë që po e jetojmë sot”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, personalitetet që janë nderuar sot, kanë shprehur falënderim për nderin që i është bërë për veprimtarinë e tyre jetësore.  ​

 

 

You Might Also Like