LAJME

Haziri viziton KBI duke uruar haxhilerët që të përfundojnë me sukses këtë mision

Gjilan, 13 gusht 2018 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me rastin e udhëtimit të haxhilerëve nga kjo Komunë për në vendin e shenjtë, Mekë.

“Haxhilerëve, të cilët janë nisur në haxh, ju urojmë që të përfundojnë me sukses këtë detyrë dhe dashtë Zoti të kthehen shëndosh në shtëpitë dhe familjet e tyre. Lusim Zotin që t’ua pranoj haxhin”, ka thënë me këtë rast Haziri.

Kurse, kryetari i Këshillit të Bashkësise Islame në Gjilanm, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për të mirëne  përgjithshme.

You Might Also Like