Gjilan, 15 gusht 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e teatrit profesionist të qytetit, Erson Zymberi dhe kryetarin e shoqatës sindikale të teatrit, Naser Zymberi.
Gjatë takimit është diskutuar lidhur me kalendarin e aktiviteteve të teatrit dhe për buxhetimin për vitin 2019.
Kryetari i Gjilanit në takimin e sotëm ka shfaqur zotimin për mbështetjen maksimale për teatrin profesionist të qytetit, me të gjitha kapacitetet komunale, në mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të krenarisë së Gjilanit.
Drejtori i teatrit, Erson Zymberi dhe ai i sindikatës, Naser Zymberi, kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për takimin kontruktiv dhe zotimin e tij për përkrahje të parezervë.