Futboll

Vendosi koha shtesë

Është dashur koha shtesë që Gjilani të ngadhënjejë ndaj KEK-ut, që deri më tashti kishte fituar vetëm një pikë.

Mysafirët që nuk kishin çka të humbin janë mbrojtur mirë e disa herë edhe rrezikuan nëpërmjet kundërsulmeve. Loja e Gjilanit që është bazuar më shumë në pasime të gjata nuk ka dhënë frytet e veta, kurse kur e panë se mund të nxjerrin një pikë, lojtarët e KEK-ut nisën të zvarrisin lojën. Në një situatë të tillë, gjyqtari ka dhënë shtatë minuta lojë shtesë.

Më herët trajneri Alban Hyseni bëri dy zëvendësime dhe pikërisht ato dhanë rezultate. Në minutën 91, Shpend Asani që është shërbyer në brendi bukur ka pranuar një top dhe me një gjuajtje në anën e majtë të portës ka sjellë epërsinë prej 1:0. Gjilani ka shënuar edhe në minutën 96, kur në brendi është shërbyer zëvendësuesi tjetër Perez, I cili nga një pozitë ballore ka shënuar për rezultatin 2:0.

Në fund të ndeshjes zëvendësuesi tjetër Sali Kosumi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe u desh që t’a lëshojë lojën pak para se ajo të mbyllej.

You Might Also Like