Ish-lojtari i Dritës, Ben Zidane ka gjetur mjedis të ri, por duke mos u larguar nga Gadishulli Ballkanik.
31-vjeçari i lindur në Bregun e Fildishtë, që luan në pozitën e mesfushorit qendror, pas aventurës te klubi bardh e kaltër nga Gjilani e i cili më herët kishte luajtur edhe në ekipin Bastia në Francë, ka përzgjedhur që karrierën t’a vazhdojë te klubi grek i Superligës, Kalamata. Klubi i tij nuk i ka punët mirë në Superligën Greke, ngase deri më tashti, nga tri ndeshje e ka vetëm një pikë dhe rrezikon largimin nga Superliga e Greqisë.
Ben Zidane te Drita ka qëndruar më pak se një vit. Kishte ardhur në fillim të shtatorit 2025 dhe është larguar në qershor 2026. /kryelajmi.com/.





