Sportet me dorë

Volejbollstja turke 𝗘𝘆đ—čĂŒđ—č 𝗕oztepe, pjesĂ« e KV Drita

NĂ« vazhdĂ«n e pĂ«rforcimeve, KV Drita ka angazhuar nĂ« radhĂ«t e veta edhe volejbollisten turke 𝗘𝘆đ—čĂŒđ—č 𝗕𝗱𝗭𝗧𝗘𝗣𝗘. NjĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur nga vetĂ« klubi gjilanas, qĂ« sivjet vetit i ka vĂ«nĂ« synimin tĂ« luftojĂ« pĂ«r titullin kampion.

Lojtarja turke në KV Drita do të gjejë edhe bashkatdhetaren Erpin Erbuga, e cila ka disa vite që luan në Kosovë, kurse lojtarja e tretë e huaj te KV Drita doo të jetë veriomaqedonasja Boshkovska.

Deri mĂ« tashti 𝗘𝘆đ—čĂŒđ—č 𝗕𝗱𝗭𝗧𝗘𝗣𝗘 ka luajtur pĂ«r ekipin e dytĂ« tĂ« klubit tĂ« njohur turk
Eczacıbaßı, pastaj ka kaluar nĂ« İstanbul BĂŒyĂŒkßehir Belediyesi Spor KulĂŒbĂŒ, Karayolları Spor KulĂŒbĂŒ dhe sĂ« fundi ishte te ekipi Trendy Hotels Manavgat Belediyespor.

KV Drita do të jetë ekipi I parë I saj jashtë Turqisë. KJo lojtare e re ka luajtur edhe për grupmosha të ndryshme të përfaqësueses së Turqisë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like