Tony Colbert, ish-ndihmëstrajner i Arsène Wenger tek Arsenali për 20 vite me radhë dhe aktualisht ekspert teknik në FIFA, zhvilloi një seminar dhe seancë praktike stërvitore me lojtaret e “Talent Coach Programme” në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku ndau me ne përvojën e tij të çmuar dhe njohuritë e thella profesionale.
Në këtë seminar dhe seancë stërvitore i pranishëm ishte edhe ish-lojtari i mirënjohur gjilanas dhe tashti trajner Genc Sermaxhaj, i cili gjithsesi se ka marrë përvoja të mira nga ky trajnim./kryelajmi.com/.






