Viti

Ismet Mjaki, kandidat për deputet nga Dispora vazhdon takimet në kuadër të fushatës parazgjedhore

Ismet Mjaki, kandidat për deputet nga Dispora vazhdon takimet në kuadër të fushatës parazgjedhore

Në vazhdën e vizitave që po u bënë institucioneve, kompanive e shoqatave të ndryshme në Viti, kandidati për deputet i LDK-së nga diaspora, Ismet Mjaki ishte në vizitë edhe në QKMF të Vitisë.
Ai u shpreh se mërgata ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrah stafit mjekësor sa herë që është nevoja, Ai edhe ka postuar edhe një status në profilin e tij në FB ku veq tjerash ka shkruar :
Postimi i plotë:
Sot e fillova me një vizitë QKMF-së në Viti.Falënderova menaxhmentin dhe punētorët shëndetësorë e teknik për një punë kolosale që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë gati një vit.
Mërgata kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përkrah tyre sa herë që kanë nevojë.
Drejtoresha dr.Vjollca Kadolli-Halili më falënderoi për kontributin që kemi dhënë si mērgimtarë, me porosinë që të ua pērcjellë falënderimin të gjithë mērgimtarëve për kontributin e pashoq që kanë bërē për shëndetësinē vitiase qysh në fillimin e pandemisē, atëherë kur kanë qenë më së vështiri.Ju afer popullit e ne me ju dhe popull, n’a prift e mbara.Aziz Zuka

You Might Also Like