Futboll

Ja kur dhe ku do të zhvillohet ndeshja FC Progrès Niederkorn – SC Gjilani

Ndeshja FC Progrès Niederkorn – SC Gjilani, e vlefshme për Europa Confernce League, do të zhvillohet më 13 korrik 2023, zyrtarisht ka bërë me dije faqja zyrtare e UEFA-së.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në shtetin e Luksmeburgut, në qytetin Differdange, me fillim në ora 19 e 30 minuta.

Djelmoshat e trajnerit të ri, Klodian Duro, ndeshjen e kthimit do t’a kenë pas shtatë ditësh në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në Stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 20.

Ekipi që del më i mirë nga këto dy ndeshje, do të vazhdojë tutje në xhiron e dytë, ku i pret një ekip shumë i vështirë, FC Midtjylland nga Danimarka./kryelajmi.com/.

You Might Also Like