Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja Deçiqi – Drita

Drita nesër (e enjte) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë apo të kthimit ndaj Deçiqit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u fitua 2-1 nga “Intelektualët”.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në “Gradski Stadion” në Podgoricë, me fillim nga ora 20:45.

Futbollistët e udhëhequr nga Ardian Nuhiu sonte kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore në Podgoricë.

Hamdi Namani vazhdon të mbetet mungesa e vetme te gjilanasit, për të cilin u tha se tashmë ka filluar stërvitjet.

You Might Also Like