Futboll

Ja kush do ta udhëheq Gjilanin në ballafaqim me Feronikelin

Largimi i Arbnor Morinës nga posti i kryetrajnerit në KF Gjilani tashmë është punë e kryer. Pas dy vitesh nën udhëheqjen e Morinës, Gjilani do të ketë një timonier të ri dhe ky do të jetë ish-kapiteni i deridjeshëm i KF Gjilani, Alban Hyseni.

Ballafaqimi në mes të Gjilanit dhe Feroniklit do të zhvillohet këtë të premte, ditë kur pritet që në shkallët e Stadiumit do të kthehen edhe adhuruesit më të flaktë të Gjilanit, “Skifterët”, të cilët kohëve të fundit i kishin ftohur marrëdhëniet me ish-kryetrajnerin Arbnor Morina.

Skifterët, që tashmë nuk kanë arsye për të munguar kanë paralajmëruar se do të jenë në përkrahje të klubit të tyre të zemrës dhe ata u kanë bërë thirrje simpatizantëve që të premten të jenë të pranishëm për ndeshje:

 

Ja postimi i tyre i plotë:

 

Gjilani nesër zhvillon ndeshjen e parë nën udhëheqjen e timonierit të ri Alban Hyseni kundër KF Ferronikelit me fillim nga ora 15:00.

Ftohen të gjithë gjilanasit , Skifterët dhe dashamirët e futbollit që me prezencën e tyre në shkallët e stadiumit të gjendemi pranë klubit tonë i cili përkundër situatave të vështira nuk e meriton të fundoset në zonën e rrezikshmërisë.

SKIFTERAT luten që të i përgjigjen thirrjes për pjesëmarrje në mbledhjen ri-organizative e paraparë për ditën e Diele nga ora 17:00 në tribunën e vogël që së bashku të vendosim për rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm.

Ëndrrat mund të na i vjedhin, por dashurinë asnjëherë !!

 

You Might Also Like