Futboll

Ju prezantojmë kundërshtarin e SC Gjilani, Futbola Klubs Liepāja

Në xhiron e parë të UEFA Conference League, SC Gjilani do të përballet me klubin Futbola Klubs Liepāja nga Letonia. Ky klub është formuar në mars të vitit 2014 me shtytjen e Këshillit Komunal të qytetit Liepāja pas shpërbërjes së ekipit FK Liepājas Metalurgs në vitin 2013, i cili nëntë herë kishte qenë kampion i Letonisë.

Për herë të parë ky ekip ishte shpallur kampion në vitin 2015, dy herë kishte fituar Kupën e Letonisë më 2017 dhe 2020, kurse një herë kishte qenë në finale, vitin e kaluar më 2021.

Fanelat e këtij klubi janë kuq e gjelbër, kurse Stadiumi i tyre me emrin Daugave zë 5100 shikues. Në arenën ndërkombëtare, ky klub më së largu ka mbërri në xhiron e dytë, pa kaluar asnjëherë në xhiron e tretë.

Në Optibet Virsliga, ligë elitare në Letoni, ky klub për momentin gjendet në pozitën e tretë. Nga 16 ndeshje të luajtura, ky klub ka tubuar 35 pikë. Ka arritur 11 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Ndeshjen e fundit e ka luajtur më 28 maj në fushë të vet dhe ka humbur ndaj klubit Valmiera me rezultat 1:3./kryelajmi.com/.

You Might Also Like